15:25 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Zbulohet identiteti i vajzës bionde që u shfaq krah Ardian Bujupit

Para pak ditësh, këngëtari, Ardian Bujupi, publikoi një fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqej krah një vajze bionde me syze, identitetin e të cilës nuk e zbuloi. Ndjekës të shumtë kanë shkruar se vajza në fjalë është Loredana, duke aluduar për një bashkëpunim mes tyre.


Pas shumë polemikave, këngëtari na ka prezantuar me vajzën ‘misterioze’ ditën e djeshme. Ai ka publikuar një video të saj duke zbuluar se vajza quhet Semira, por nuk ka treguar më shumë rreth marrëdhënies së tyre.

Këngëtari së shpejti pritet të sjell disa projekte të reja gjatë verës, e një nga projektet pritet të jetë në bashkëpunim me Finem.

Dyshja kanë paralajmëruar prej kohësh projektin e përbashkët, teksa para disa javësh ata u shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit në Shqipëri.