16:53 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zbulohet ilaçi i migrenës

Ubrogepanti ua largon dhimbjen pacientëve brenda dy orëve, sipas testimit të kryer së fundmi.

Veç dhimbjes, ilaçi i lehtëson edhe simptomat tjera të migrenës, siç janë ndjeshmëria ndaj dritës dhe zhurmës.

Ilaçet aktuale kundër migrenës funksionojnë duke i ngushtuar enët e gjakut – por këto nuk vlerësohen si të sigurta për njerëzit që janë të rrezikuar nga sulmi në zemër apo në tru.

Në anën tjetër, ilaçi i ri (ubrogepanti) mund të bëjë ndryshim të madh për ata pacientë që janë në kërkim të një ilaçi që funksionon për ta.

Ilaçi i ri funksionon duke e bllokuar një proteinë në sistemin nervor që përfshihet në sinjalizimin e dhimbjes.

Ky ilaç është zbuluar nga kompania farmaceutike Allergan.

Vlen të ceket se zbulimi është publikuar në revistën mjekësore “JAMA”