21:00 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / Gj. Sh

Zbulohet klauzola e lirimit të Dembeles te Barcelona

Pas shumë polemikave në afatin kalimtar veror, Ousmane Dembele, vazhdoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2024.

Gazeta franceze L’Equipe, ka zbuluar se Barcelona ka vënë klauzola e lirimit të Dembeles jo më shumë se 50 milionë euro, transmeton IndeksOnline.

Nga kjo klauzol 50 për qind e shumës do t’i shkonte Dembele dhe agjentëve të tij.

Sipas gazetës, kjo marrëveshje u ra dakord sepse Dembele nuk mori një bonus nënshkrimi dhe agjentët e tij nuk morën një komision të madh kur u finalizua kontrata e re me Barcelonën./IndeksOnline/