07:58 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Zbulohet kura për trajtimin e skuqjes së fytyrës

Nëse keni përdorur ndonjëherë një produkt që lëkurës tuaj nuk i ka pëlqyer, ndoshta keni ven re një skuqje të lehtë. Ata me lëkurë të ndjeshme mund ta kenë përjetuar jo mirë këtë gjë duke mos e ditur shkakun. Gjendja e ndryshueshme e lëkurës  mund të jetë e bezdisshme dhe shfaqet atëherë kur ju nuk e dëshironi. Është e pashmangshme por dhe e shërueshme. Dr. David Lortscher, dermatolog i certifikuar nga bordi dhe Drejtori Ekzekutiv i Curology tregon si mund ta kuroni atë.

Kombinimi i shumë produkteve që krijojnë peeling, skrabeve të ndryshëm ose produkteve që përmbajnë kimikate si (Alpha Hydroxy Acids) dhe BHA (hydroxy hydroxy acid) mund të shkaktojnë skuqje si dhe ndjeshmëri. Sipas Lortscher, katër shenjat kryesore të inflamacionit janë skuqje, nxehtësi, ënjtje dhe dhimbje. Përveç kësaj, ka dhe raste kur ka puçrra në fytyre të cilat dhëmbin. Ajo që mund të bëni është:

Shmangni një dush të nxehtë: Nëse keni tendencë për të vuajtur nga skuqja e fytyrës për shkak të kushteve si rosacea, Lortscher këshillohet reduktimi i faktorëve që shkaktojnë dyfishimin e skuqjes  si p.sh dushi i nxehtë. Ato shkaktojnë zgjerimin e kapilarëve (enët e vogla të gjakut pranë sipërfaqes së lëkurës suaj),” thotë Lortscher.

Ndërsa rigjenerimi i rregullt mund të jetë i dobishëm për lëkurën, nqs ai është shumë i shpeshtë dhe dis fytyra nuk epranojnë atëherë shkakton skuqje dhe dhimbje në fytyrë.

Çfarë produktesh duhet të përdorni? Sipas Lortscher, Acidi Azelaic mund të reduktojë skuqjen dhe gjithashtu lufton njollat e errëta dhe bakteret e fytyrës. Kremrat me hidrokortizon: “Hidrokortizoni 1, mund të zvogëlojë inflamacionin, duke reduktuar përkohësisht skuqjen e puçrrave”, thotë Lortscher. Megjithatë, kremrat e steroideve në përgjithësi nuk duhet të përdoren në fytyrë çdo ditë për më shumë se dy javë në një kohë. Përdorni fondatinë me bazë minerale : “Nëse përdorni fondatinë me bazë mineralesh që  përmban përmbajnë formula pluhur silicë, dioksid titaniumi dhe oksid zinku, të dyja thithin vajin dhe  fshehin skuqjen.