12:27 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbulohet materiali që shkretëtirën e kthen në tokë të gjelbër pjellore (Video)

Për dhjetë vitet e fundit kompania “Desert Control” ka testuar një mënyrë që premton të transformojë tokën jo-produktive në tokë pjellore.

Materiali që ata kanë shpikur quhet Liquid NanoClay dhe është një përzierje e baltës dhe ujit, e përzier duke përdorur një metodë të veçantë të patentuar, transmeton Indeksonline.

“Shpikja jonë është një mënyrë e re e përzierjes së balta dhe ujit, kështu që kur shpërndahet në tokë, ajo mbështjell çdo kokërr të rërës në mënyrë të përsosur dhe përhap baltën në mënyrë perfekte. Kështu, kur aplikohet LNC, rëra kthehet në një pëlhurë të ngjashme me sfungjer që mban lagështi, ujë dhe në këtë mënyrë i mban bimët në tokë shumë më mirë”, thotë kompania.

Rrjedhimisht ju keni nevojë për më pak ujitje, dhe kulturat marrin më shumë lëndë ushqyese dhe rriten më mirë. /Indeksonline/