21:59 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Në shkretëtirën më të nxehtë të botës, ka rënë borë mbi 20 centimetra (Video)

Ky fenomen është pasojë e valëve akull-ftohës, më të prekurit nga qyteti i Ain Sefru, në veri të Algjerisë

Për herë të parë në 50 vitet e fundit, bora ka rënë në pjesën jugore të Marokut , e cila ka arritur të zbardhë dunat me rërë të kuqe, transmeton Indeksonline.

Shërbimi i motit maroken tha se bora kishte rënë pranë Zagorës, në juglindje të vendit dhe se ishte rezultat i një valë të ftohtë.

Në Zagora trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimetra, shkruan “Washington Post”, i cili kujton se kjo borë ka rënë në shkretëtirën më të nxehtë të botës së Saharës.

Ky fenomen është rezultat i valëve të akullit, që goditi qytetin e Ain Safirit, në veri të Algjerisë.

Kjo është hera e tretë në katër dekadat e fundit që bora ra në Ain Sefri, ku temperatura e dimrit ra në 10 gradë nën zero./Indeksonline/