17:21 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

Zbulohet mutacioni i tretë i Covid-19, identifikohen rastet e para në Nigeri

Një mutacion i tretë i Covid është zbuluar ditën e sotme në Nigeri. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se rastet e para me Covid janë zbuluar nga Drejtori i Autoriteteve të Shëndetësisë, John Nkengasong.

Në një njoftim ai deklaroi se ku mutacioni i Covid është ndryshe nga dy ndryshimet e para të janë zbuluar në Afrikën e Jugut dhe në Angli, por gjithashtu tha se është ende herët për të dalë në përfundime.

“Na jepni pak kohë, është akoma shumë herët. Ndryshe nga varianti i parë në Mbretërinë e Bashkuar, ne nuk kemi vërejtur një rritje kaq të shpejtë të prejardhjes COVID në Nigeri dhe nuk kemi prova që tregojnë se variantet e ndryshimit janë të njëjta,” ka thënë ai.

Deri me tani Covid-19 ka pësuar 3 mutacione. I pari është zbuluar në Angli në datë 15 dhjetor. Mutacioni i dytë është shfaqur ditën e djeshme në Afrikën e Jugur ndërsa i treti është shfaqur sot në Nigeri.