23:11 / E Martë, 16 Gusht 2022 / OSH

Zbulohet në Komogllavë pllaka e “Shoqërisë Lëvizja”

Bajrush Xhemajli ka thënë se para 40 vjetësh, organizatat atdhetare ishin bashkuar si një trup i vetëm, në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, për t’u fuqizuar në përballje me armikun shekullor deri në çlirimin e vendit edhe me luftën e armatosur nën udhëheqjen e UÇK-së .

Ai në këtë përvjetor tha se ngjarje në vete ishte zbulimi i pllakës në fshatin Komogllavë, në shtëpinë e Muharrem e Fatime Xhemajlit.

Postimi:

Pikërisht para 40 vjetësh, organizatat atdhetare ishin bashkuar si një trup i vetëm, në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, për t’u fuqizuar në përballje me armikun shekullor deri në çlirimin e vendit edhe me luftën e armatosur nën udhëheqjen e UÇK-së . Në kujtim të asaj date, sot, në Ferizaj, Shoqëria Lëvizja, organizoi Akademi Falënderuese, për veprimtarët Ferizajas, ku morën pjesë veprimtarë nga Ferizaj e mysafirë nga Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës, ku para të pranishmëve folën Mustafë Xhemaili, Berat Luzha, Ali Ahmeti, Bajram Ajeti, të cilët theksuan kontributin e ferzajasve nëpër dekada e sakrificën e nënave dhe bijve e bijave të tyre deri në çlirimin e vendit.

Për kontributin e dhënë u ndanë mirënjohje, për veprimtarë që kontribuan për lirinë e Kosovës.Ngjarje në vete ishte zbulimi i pllakës në fshatin Komogllavë, në shtëpinë e Muharrem e Fatime Xhemajlit, vatër dhe bazë e përpjekjeve çlirimtare.