13:03 / E Enjte, 22 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Zbulohet oferta e çudishme nga Arabia për Ronaldon

Futbollisti Cristiano Ronaldo pritet ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite.

Raportohet se portugezi do të nënshkruaj kontratë 7 vjeçare me Arabinë Saudite, ku do të përfitojë 170 milionë euro në vit, transmeton IndeksOnline.

Ajo çfarë e bën të çuditshme kontratën e Ronaldos është se ai do të luaj dy vite e gjysmë si lojtar i klubit Al Nassr.

Në pjesën tjetër të kontratës, portugezi do të jetë ambasador zyrtar për Arabinë Saudite./IndeksOnline/