11:05 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet oferta e Interit në drejtim të yllit të Milanit – dhe është befasi

Interi raportohet se ka bërë ofertë për Suson e Milanit në verë, por trajneri, Gennaro Gattuso e ka bindur klubin që të mos e shesë.

Reprezentuesi spanjoll ka dy gola dhe dy asistime në gjashtë ndeshje këtë sezon, dhe shihet pjesë kruciale e ”Rossonerëve”.

Megjithatë, Calciomercato shkruan se ka pasur ofertë për lojtarin nga rivali lokal, Milani, transmeton IndeksOnline.

Pasi lëvizja e Interit për Malcom dështoi dhe para transferimit të Mateo Politanos, Interi ka bërë ofertë për Suson.

Image result for suso

Interi ofroi Marcelo Brozovic plus 15 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Milanit.

Brozovic ishte në shënjestrën e Milanit që moti, dhe oferta ishte konsideruar seriozisht nga bordi i klubit.

Por, me ardhjen e bordit të ri, Milani vendosi që ta refuzojë ofertën e Interit./IndeksOnline/