16:27 / E Martë, 26 Maj 2020

Zbulohet oferta e Interit për Cavanin!

Interi ka nisur bisedimet me Edinson Cavanin dhe Neroaxurët thuhet se ia kanë bërë të ditur ofertën e parë uruguaianit, raproton Tuttomercatoweb.

Cavanit i skadon kontrata me PSG në qershor dhe do të jetë futbollist i lirë, ndërsa interesim për të kanë shfaqur disa gjigantë europian.

Mirëpo Interi e dëshiron Cavanin me çdo kusht Neroaxurët i kanë ofruar kontratë dy vjeçare uruguaianit dhe pagë prej 7.5 milionë eurove në sezon.

Uruguaiani ka kërkuar pagë prej 10 milionë eurove në sezon, mirëpo Marotta beson se Cavani do ta pranojë ofertën e tyre prej 7.5 milionë eurove në sezon.

Kjo është oferta më e lartë që ka marrë Cavani dhe ditëve në vijim pritet që të zyrtarizohet transferimi te Interi.

Interesim për Cavanin ka shfaqur Atletico Madrid, Newcastl dhe Inter Miami, por uruguaiani dëshiron të mbetet në Europë edhe për disa vite. /IndeksOnline/