20:58 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Zbulohet paga e trajnerit të Kosovës

Revista prestigjioze zvicerane, L’illustre, e publikoi dje në artikull ku lavdërohet puna që trajneri Bernard Challandes po e bën me ekipin kombëtar të Kosovës.

Në këtë artikull është treguar edhe paga që zvicerani e bën për punën e tij me “Dardanët” – 250 mijë deri në 300 mijë franga në vit. Trajneri zviceran Bernard Challandes e ka bërë një punë të mrekullueshme me ekipin kombëtar të Kosovës . Që kur u emërua trajner i kësaj skuadre, ai nuk e ka pësuar asnjë disfatë.

Për këtë punë, L’illustre shkruan se nuk paguhet aq shumë sa do të ishte paguar në Zvicër, mirëpo paguhet po aq sa trajneri Vladimir Petkovic i Zvicrës, nëse merren parasysh standardet ekonomike të të dy vendeve.

Sipas vlerësimeve të L’illustre, Challandes paguhet nga 250 mijë deri në 300 mijë franga në vit, pa i përfshirë këtu bonuset e fituara nga qeveria për triumfin në Ligën e Kombeve dhe bonuset e premtuara në rast të kualifikimit në EURO 2020.