12:30 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Zbulohet personi që kërcënoi kryeministrin Zoran Zaev

Fotot dhe postimet që bëhen në rrjetet sociale mund të përdoren në gjitha procedurat gjyqësore në Maqedoni, gjithë dëshmitë që përkasin mënyrave ligjore mund të sjellin dhe ndryshojnë procedurat që nga themeli edhe vendimet e gjyqit.

Kërcënimet drejtuar kryeministrit i Maqedonisë, Zaev si informojnë nga MPB nga muaji i kaluar është tashmë një tjetër vepër penale të cilat Sektori për krim kompjuterik pranë MPB ka pregaditur edhe raport deri tek Prokuroria publike.

MPB punon në mbi 30 raste ku përmes rrjeteve sociale bartësit e funksioneve publike në vend ju kërcënohet jeta si në rastin e keqpërdorimit të të dhënave derisa mbi gjashtë raste janë drejtuar tek kryeministri Zaev.

“Nga MPB theksojnë se tashmë është zbuluar personi që ka kërcënuar kryeministrin Zaev dhe ka cënuar jetën e tij përmes facebook edhe atë në kordinim me bashkëpunimin policor si dhe interpolin në Zvicër”.