12:23 / E Martë, 27 Tetor 2020 / V R

Zbulohet prapaskena e bujshme, Juventusi tentoi transferimin e yllit të Barcelonës

Ansu Fati është një nga lojtarët, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa me paraqitjet e tij dhe moshën e re që ka, premton shumë për të ardhmen.

Pasi shënoi emrin në histori, si lojtari më i ri që ka shënuar në Champions dhe “El Clasico”, por edhe me lojtari më i ri që shënoi me fanellën e Spanjës, ylli i Barcelonës tashmë synon rekorde të tjera.

Megjithatë “Tuttosport”-i, ka zbuluar një prapaskenë interesante për sulmuesin e talentuar të Barcelonës. Italianët raportojnë se në verë Juventusi kishte tentuar të transferonte në skuadër pikërisht Ansu Fati.

Ky i fundit pëlqehej shumë nga kampionët e Italisë, të cilët tentuan ta afronin në skuadrën e tyre, por pa sukses, pasi katalanasit refuzuan menjëherë dhe më pas u arrit marrëveshja për shkëmbimin midis Arturit dhe Pjaniqit.