13:01 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zbulohet pse gratë janë më të mprehta sesa burrat

Gratë mund të kenë përparësi ndaj burrave kur bëhet fjalë për fuqinë e trurit.

Truri i tyre duket pothuajse katër vjet më i ri se mesataret e meshkujve, sugjeron një studim.

Zbulimi mund të ndihmojë për të shpjeguar pse gratë kanë tendencë të qëndrojnë mentalisht më të mprehtë se meshkujt në vitete e tyre të mëvonshme.

Skenat e trurit për burrat dhe gratë e moshës 20 deri 82 vjeç kanë gjtur trurin femëror 3.8 vjet biologjikisht të jetë më i ri se i meshkujve.

Kjo bazohet në përdorimin e tyre të glukozës dhe se si digjet për energji, gjë që mund të ndikojë në përformancën e trurit.

Dihet tashmë që truri i meshkujve tkurret më shpejt me moshën sesa i grave, por rezultatet e reja sugjerojnë se metabolizmi i tyre i trurit është shumë i ndryshëm.

Kjo mund të shpjegojë pse burrat e moshuar shënojnë rënie më të madhe në kujtesë dhe aftësitë e tyre gjuhësore sesa gratë, truri i të cilave mbetet më i ri dhe mund t’i mbrojë ato nga harresa më e gjatë./Indeksonline/