18:50 / E Diele, 14 Prill 2019

Zbulohet GLS 2020 pak para debutimit zyrtar

Pas shumë fotove të shtëna gjatë testimeve, tani kanë rrjedhur fotot e para që zbulojnë kompletësisht modelin e ri Mercedes-Benz GLS 2020.

Sic pritej, gjenerata e re GLS vjen si një version më i përditësuar i GLE i cili miraton gjuhën moderne të dizajnit Mercedes, shkruan IndeksOnline.

Ky model i ri, i cili është një përgjigje e kompanisë ndaj BMW X7, vjen në format e saj të mëdha, me një dizajn të pastër pavarësisht nga forma katërkëndëshe e çatisë.

Krahasuar me motrën e saj më kompakte, GLS i ri përmban doza më të shëndetshme të kromit rreth karrocerisë. Pjesa e pasme miraton një trajtim të ngjashëm, por jo të njëjtë me GLE, duke aplikuar dritat LED.

Brendësia do të ofrojë më shumë hapësirë ​​se kurrë, sidomos në rreshtin e dytë të vendeve. Pjesa e përparme është më e gjatë për 60 mm, në 3,137 mm komplet, duke e bërë më të gjatë se BMW X7 që është 3,104 mm.

Mercedes poashtu po punon në një version ultra-luksoz Maybach të GLS.

Mercedes GLS i ri do të zbulohet zyrtarisht në New York Auto Show më 17 prill, kështu që qëndroni të kyçur. /IndeksOnline/