08:36 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet se çfarë Pogba u ka thënë bashkëlojtarëve të tij për Mourinhon

Paul Pogba ndihet i ”zënë ngushtë” nga Jose Mourinho në Manchester United.

Francezi ka shijuar një start të vështirë këtë sezon, derisa edhe në humbjen e fundit nga West Hami, u kritikua për një paraqitje të dobët.

Kjo erdhi vetëm disa ditë pasi atij iu tregua se nuk do të jetë kapiten i klubit në vazhdim nën urdhrat e Jose Mourinhos pas kritikave publike ndaj taktikave të portugezit.

Pogba raportohet se iu ka treguar bashkëlojtarëve të tij se e ardhmja e tij nuk është në Man United dhe se do të largohet në janar – nëse nuk largohet Mourinho, transmeton IndeksOnline.

Fituesi i Kupës së Botës beson se ai është duke u trajtuar keq nga Mourinho dhe se u ka treguar miqëve të tij dhe familjes se nuk mund të luajë më për trajnerin portugez, raporton The Sun.

Pas gjithë këtyre dilemave, Pogba pritet të startojë sonte ndaj Valencias në Champions League./IndeksOnline/