13:31 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet se cili prej Mourinhos dhe Pogbas do të largohet më parë nga Man Unitedi

Manchester Unitedi do ta shkarkojë Jose Mourinhon para se të vendosë që ta shesë Paul Pogban, gjithnjë sipas një ish-mesfushori të Premier Leagues.

Mourinho tentoi t’i ndalë spekulimet rreth raporteve të tij të këqija me Pogban duke thënë se nuk ka probleme mes tyre.

Këto spekulime kanë ardhur pasi Pogba tha pas ndeshjes hapëse ndaj Leicester Cityt se nuk mund të flasë gjithçka pasi që mund të dënohet.

Megjithatë, analisti i BT Sport, Jermaine Jenas nuk beson se ka rrezik që ish-mesfushori i Juventusit të largohet nga ”Old Trafford” këtë verë, pasi që largimi i Mourinhos mund të ndodhë më herët.

”Unë mund ta shohë vetëm njërin duke u larguar. Nuk mendoj se gjithçka do të shkoj në anën e Mourinhos”.

”Mendoj se klubi do ta shkarkojë më parë Mourinhon sepse kjo është më e logjikshme”, tha Jenas./IndeksOnline/

Manchester United boss Jose Mourinho and player Paul Pogba