10:14 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zbulohet se pse Meghan edhe në ngjarje sportive mbath taka (Foto)

Dukesha, Meghan është parë edhe në ngjarjet sportive, çuditërisht mbath taka.

Ajo është parë edhe në fushën Corke në Dublin mbathur me taka.

Përkrah bashkëshortit të saj, princin Harry ajo është parë me taka në një vend krejtësisht sportiv.

E arsyeja pse ajo gjithmonë shfaqet me taka në ngjarje të tilla është diferenca e saj në gjatësi prej shtatë inç me princin Harry.

Fotografja e famshme Glenn Gratton tha për Daily Mail se ‘Çiftet me një dallim të madh në lartësi duken paksa të pabalancuara në foto”, transmeton Indeksonline.

‘Në rastin e Harry dhe Meghan ajo do të veshë takë të lartë për të maksimizuar lartësinë e saj dhe për të shkurtuar boshllëkun nëse është e mundur’, ka theksuar ajo.

‘Forma e fundeve gjithashtu do të japë iluzionin optik për ta bërë atë të duket me e gjatë se ajo në të vërtetë është”, ka shtuar ajo.

Më poshtë shikoni disa pamje që tregojnë se dukesha mbathe taka për tu balancuar me princin dhe disa raste tjera po të njëjta që veprojnë njësoj./Indeksonline/