10:15 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thyejnë xhamin e blinduar, hajdutët vjedhin kurorën e famshme të dukeshës

Hajdutët kanë përdorur mjete të fuqishme për të thyer një xham të blinduar dhe për të vjedhur një kurorë të mbushur me diamante me vlerë miliona dollarë.

Tiara Portland u vjedh në Estate Welbeck në Worksop të Nottinghamshire.

Kurora u krijua për Winifred, Dukeshën e Portland, që ta mbante gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Edward VII në vitin 1902.

Një ekspert tha kurora mund të shkatërrohej nga grabitësit për të shitur diamantët veç e veç.

Policia raporton se një Audi S5 i gjetur i djegur në Cross Lane, Blidworth, ishte përdorur nga hajdutët.

Kurora është e përbërë nga ari dhe argjendi e rrethuar nga diamante.

Hajdutët hynë në galerinë e Portland Collection rreth orës lokale 21:45 dhe 22:00 të martën dhe morën kurorën.