75 Mall Live Search
08:35 / E Enjte, 30 Prill 2026 / AR

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të famshëm

Shkaku i vdekjes së Patrick Muldoon-it, një aktor i njohur për rolet e tij në serialet “Days of Our Lives” dhe “Melrose Place”, është zbuluar.

Muldoon ndërroi jetë më 19 prill dhe tani është konfirmuar se ai vdiq nga një atak në zemër, transmeton Indeksonline.

Certifikata e vdekjes, e cila u mor nga People, thotë se Muldoon vdiq nga një infarkt miokardi.

Një embolizëm pulmonar, sipas Klinikës Mayo, është një mpiksje gjaku që bllokon rrjedhjen e gjakut në arterien pulmonare.

Dokumenti gjithashtu thotë se eshtrat e aktorit u dogjën, më 28 prill dhe se me profesion ishte aktor dhe producent./Indeksonline/