18:57 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet skandali i radhës, Ramos dështoi në teste mjekësore, por luajti në finalen e Ch.League

Football Leaks ka zbuluar një skandal të radhës të ndërlidhur me UEFA-n. Në vazhdën e zbulimeve të skandaleve nga shtëpia e futbollit evropian, Football Leaks ka zbuluar se Sergio Ramos kishte dështuar në testet mjekësore pas finales me Juventusin.

Pavarësisht se testet kishin dalur negative dhe të dyshimta, mbrojtësi i Real Madridit kishte luajtur në finale.

Football Leaks ditë më parë zbuloi se Manchester City dhe PSG kishin bërë dallavere të mëdha në fshehjen e të hyrave dhe në shifrat e rrejshme të transfereve e pagave./Indeksonline/