13:58 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet skuadra më me fat dhe më e pa fat në Premier League për sezonin e kaluar

Manchester Unitedi ishte skuadra më me fat në Premier League sezonin e kaluar, derisa Liverpooli ishte skuadra më e pafat, thotë studimi i fundit.

”Djajtë e Kuq” morën 6 pikë ekstra nga incidentet në ndeshje dhe vendimet që gabimisht shkuan në favorin e tyre.

Në të kundërtën, Liverpooli e përfundoi sezonin me 75 pikë, por duhej të kishte 87 pikë nëse vendimet e gjyqtarëve do të ishin në anën e tyre.

Studimi është bërë nga ESPN, Intel dhe Universiteti i Bathit me ndihmën e ish-gjyqtarit të Premier Leagues, Peter Walton.

Ata i analizuan pamjet e çdo ndeshje dhe i shikuan të gjitha vendimet e gabuara, të cilat përfshinin gola të anuluar, penallti që nuk duhej akorduar dhe vendimet e gabuara për kartona të kuq.

Pavarsisht se Jose Mourinho kishte ngritur zërin disa herë kundër gjyqtarëve të Premier Leagues, ky studim e thotë të kundërtën.

Manchester City, skuadër e cila u shpallë kampion në PL, do të mbetej kampion edhe në rast se nuk do të kishte gabime, por se do të ishte me tri pikë më pak.

Nuk është një studim i kënaqshëm për tifozët e Stoke Cityt, pasi që skuadra tashmë e dëbuar në Championship do të kishte katër pikë pak./IndeksOnline/