Zbulohet “spiuni” te Chelsea: Klubi merr masa ndaj personit që zbuloi formacionin ndaj PSG-së
Skuadra e Chelseas ka zbuluar ”spiunin” që kishte brenda dhomave të zhveshjes, duke dhënë informacione konfidenciale nga brenda skuadrës.
Dyshimet u ngriten pasi u zbulua formacioni zyrtar para dy ndeshjeve ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.
Trajneri Liam Rosenior, ka konfirmuar se tashmë kanë identifikuar personin përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve dhe theksoi se klubi tashmë ka ndërmarrë masa konkrete ndaj autorit të kësaj shkeljeje, duke i dhënë fund një problemi që kishte shqetësuar ambientin e brendshëm të ekipit.
Para ndeshjes së parë në Paris, mediat franceze publikuan formacionin e plotë të Chelseat, duke ngritur dyshime për një rrjedhje të qëllimshme nga brenda klubit.
Një situatë e ngjashme u përsërit edhe para ndeshjes së kthimit, kur u zbulua paraprakisht se Wesley Fofana nuk do të ishte titullar, ndërsa në mbrojtje do të aktivizoheshin Trevoh Chalobah dhe Jorrel Hato.
Ky incident ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e informacionit brenda klubit londinez, sidomos në një fazë kaq të rëndësishme të kompeticionit. Megjithatë, drejtuesit e Chelseat kanë reaguar shpejt për të rikthyer kontrollin dhe për të parandaluar rrjedhje të tjera në të ardhmen.
Zbulimi i “spiunit” pritet të ndikojë në forcimin e disiplinës së brendshme, ndërsa klubi synon të rikthejë fokusin te rezultatet në fushë./IndeksOnline/

