14:05 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / G T

Zbulohet stafi i plotë i trajnerit Foda te Kosova, Agim Ademi: Së bashku e nisim një rrugëtim të ri

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes rrjeteve sociale ka zbuluar stafin e plotë të trajnerit, Franco Foda.

Ademi, përmes këtij shkrimi në rrjetet sociale thotë se së bashku do të nisim një rrugëtim të ri.

“Së bashku po e nisim një rrugëtim të ri, i cili besojmë se do të na çojë drejt suksesit e lavdisë në skenën ndërkombëtare të futbollit.”

May be an image of 3 people, people playing football and people playing soccer

“Gjatë këtyre ditëve stafi i trajnerëve në krye me Franco Fodën kanë punuar me shumë zell dhe vendosmëri që ekipi ynë dardan ta përfaqësojë me dinjitet flamurin e Kosovës në çdo ndeshje e në çdo garë”, shkruhet në postimin e Agim Ademit

Në këtë foto të publikuar, mësojmë se Franco Foda si asistent të tij do ta ketë dyshen, Thomas Kristl dhe Robert Ibertsberger.

Kombëtarja e Kosovës nis aventurën me trajnerin e ri në dy miqësore tejet të vështira, ndaj Armenisë dhe Hungarisë./Indeskonline/