18:46 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet statuja kontraverse e Mo Salah në Egjipt

Një statujë kontraversale e Mohamed Salah është zbuluar dje në vendlindjen e tij, e cila ka krijuar shumë të qeshura.

Statuja në fjalë është zbuluar në qytetin egjiptian, Sharm el-Sheikh në fundjavën që lamë pas.

Kjo statujë e paraqet sulmuesin e Liverpoolit duke i festuar golat me stilin e famshëm të tij, transmeton IndeksOnline.

Sezonin e kaluar, Salah shënoi 32 gola në Premier League në 36 paraqitje, duke e fituar ”Këpucën e Artë” në proces.

Artisti i njohur egjiptian, Mia Abdel Allah e krijoi këtë statujë, e cila i kushtohet Salah, por është thjesht qesharake./IndeksOnline/