12:44 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zbulohet vila luksoze e Ronaldos në Itali, nuk është ajo që mendohej (Foto)

Cristiano Ronaldo ka arritur përfundimisht në Torino ku do të qëndrojë për katër te skuadra e Juventus sipas kontratës.

Së fundmi gazeta “Gazzetta dello Sport” ka publikuar edhe disa foto të shtëpisë luksoze ku do të qëndrojë Cristiano Ronaldo.

Shtëpia e CR7 ndodhet prapa “Gran Madre”, jo shumë larg shtëpisë së John Elkann.

Niveli i sigurisë është në nivelet më të larta, privatësia do të garantohet nga rojet dhe kamerat dhe deri më tani vetëm disa fotografi nga larg janë publikuar nga kjo vilë.