14:44 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbuloni shenjat zodiakale femërore dhe mashkullore

Çdo grua fsheh një anë mashkullore dhe çdo burë një anë femërore.

Shenjat e horoskopit ofrojnë simbologji të cilat nuk i kemi marrë kurrë në konsideratë.

Kur interpretohet shenja jonë e horoskopit, duhet bërë kujdes me terminologjinë që përdoret, sidomos kur bëhet fjalë për cilësi femërore apo mashkullore të shpirtit.

Në çdo grua është e pranishme një anë mashkullore dhe në çdo burrë është e pranishme një anë femërore.

Me studimin e polaritetit, mund të hetojmë natyrën e çdo shenje të horoskopit dhe do të habiteshit nga zbulimi i simboleve të reja që kurrë nuk kemi marrë në konsideratë.

Të 12 shenjat e zodiakut mund të ndahen në dy pole: Polil mashkullor Yang dhe poli femëror Yin. Termat ‘pozitiv’ dhe negativ nuk nënkuptojnë diçka të mirë apo të keqe, por shërbejnë si pole të kundërta, të cilët kompletohen dhe përfaqësojnë karakteristika thelbësore të cilat influencojnë karakterin tonë në mënyrë unike dhe të papërsëritshme.

Konsiderohen  me pol pozitiv (mashkullore) shenjat e zjarrit (Dashi, Luani Shigjetari) dhe shenjat e ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori).

Konsiderohen me pol negativ (femëror) shenjat e tokës (Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi) dhe shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit).

Një nga analizat e para që mund të bëhen në ‘temën e lindjes’ është pikërisht numërimi i pikave domethënëse (si psh.ashendentët) që gjenden në Shenjat Femërore dhe cilat në Shenjat Mashkullore.

Ky studim nuk ka të bëjë me maskilitetin apo feminilitetin, por shërben për të hetuar dhe eksploruar natyrën e shenjave zodiakale që ekziston tek ne.

Në traditën filozofike kineze, gjithçka sillet rreth konceptit Yin dhe Yang, që janë bashkëvepruese dhe influencojnë tek njëri tjetri.

Mjafton të mendosh për simbolin e Tao, ku e bardha (yang) dhe  e zeza (yin) përfaqësojnë thuajse gjithçka.

Poli pozitiv Yang lidhet me cilësitë mashkullore: dinamizmi, ana e jashtme e gjërave, i nxehti, aksioni, krijimtaria.

Është e rëndësishme të kuptojmë mirë domethënien e këtyre fjalëve, sepse mund të jenë çelësi i arritjeve të botëkuptimeve të reja.

Poli negativ Yin, në ndryshim me atë Yang, është në bashkëveprim me cilësitë femërore: perceptimi, bota e brendshme, nata, i ftohti, palëvizshmëria dhe pasiviteti.

Tani mund të argëtohemi duke studiuar dhe krahasuar grafikët tani astrologjikë me ato të personave të dashur, duke shfrytëzuar mundësinë për t’u njohur më mirë, pa shprehur gjykime, por me shumë kuriozitet.