Zëdhënësi i komunës së Prishtinës thotë se dy pikat për shkarkimin e kryesuesit përbëjnë shkelje juridike
Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Donat Lushaku, ka reaguar lidhur me shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajqinovci.
Sipas Lushakut, seanca e sotme pati disa elemente që mund të konsiderohen proceduralisht të gabuara.
Përmes një postimi në Facebook, Lushaku ka shpërfaqur “gabimet” që u bënë seancën e sotme, duke u nisur nga udhëheqja e seancës e deri të deklarimet e auditorit të brendshëm.
Ky është reagimi i plotë i Lushakut:
Seanca e sotme per shkarkimin e kryesusit shperfaqi disa elemente qe mund te konsiderohen proceduralisht te gabuara (interpretimi i gjere juridik):
1. Seanca duhej te udhehiqej nga asamblisti me i vjeter ne moshe, gje qe nuk ndodhi – pavaresisht arsyetimeve per pamundesi; te njejtit kishin ardhur dhe kishin nenshkruar pjesemarrjen, çka do te thote se ishin ne gjendje per kryesim te seances.
2. Ne çfare cilesie apo sipas ciles dispozite qofte ligjore apo nenligjore – auditori i brendshem per disa çaste kryeson seancen e jashtezakonshme (cila rregull ia lejon kryesimin)?
Sigurisht se çeshtjet e lartcekura mbesin pretendime juridike derisa ato provohen dhe mund te faktohen duke u ngritur si çeshtje te organi i shkalles se dyte.