23:56 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zëdhënësi i Prishtinës “ngacmon” Ismet Munishin, përgjia e trajnerit është epike

Derbi në mes të Prishtinës dhe Dritës pritet të jetë më interesant se kurrë më parë, e gjithë kjo falë një debati që ka filluar në media dhe rrjetet sociale.

Zëdhënësi i Prishtinës, Avni Durmishi ka bërë një status që ka ngacmuar trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishi.

Kallxoni dikush Ismet Munishit se baba është Guardiola“, ka shkruar Durmishi në rrjetet sociale.

E shpejtë ka qenë kundërpërgigjia e Ismet Munishit që i ka bërë “diss” zëdhënësit të Prishtinës.

Byberi 50 cent killa oshte kalxoni dikush Avnis“, ka komentuar Munishi.

Derbi në mes të Prishtinës dhe Ballkanit do të luhet të shtunën nga ora 17:00 dhe përveç rëndësisë së veçant që ka për kreun e tabelës, debatet në rrjetet sociale e ka bërë edhe më interesant. /IndeksOnline/