09:41 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zëdhënësi i Qeverisë “Haradinaj”: U gëzova që fitoj ky kandidat i Vetëvendosjes!

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës, Halil Matoshi i është gëzuar fitores të kandidatit të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kamenicë, Qëndron Kastratit.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai ka thënë se familja e Qëndronit ka bërë shumë për vendin.

Statusi i plotë:

Me Qendronin!?

Jam gzu qe Kamenicen e ka fitu Qendron Kastrati edhe pse jam rival politik i Ë;

– Jo vetem pse AAK asht ne koalicion me te;

– Jo pse ka ndonje oferte fascionuese per qytetaret;

* Por pse asht kryetari ma i ri ne Kosove;

* Por pse asht pinjoll i Muharrem Fejzes dhe i biri i Isa Kastratit sepse Kosoves ende kan me iu dasht njerez kryengrites qe nuk u ban syni ver me u fliju per liri;

* Dhe per arsy se ne LDK duhet me u ndrru brezat;

Perhajr Qendron!