23:21 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Zëdhënësi i VV: Me personin që kërcënoi me jetë Albin Kurtin, po merren organet e hetuesisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook sot gjatë dites.

E lidhur me këtë ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka duke theksuar se persona e kanë marrë seriozisht kërcënimin e tij.

Sipas tij, me çështjen në fjalë po merren organet e hetuesisë.

Ndryshe, personi në fjalë ka thënë se jep dëmshpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim “të kokës së Albinit”, të cilin e ka krahasuar me ish-liderin e Kubës, Fidel Castron.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur aktivistë e simpatizantë,

e di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej.

Le t’ja lemë këtë gjë organeve të hetuesisë e rendit!

Ju faleminderit!