12:35 / E Premte, 27 Janar 2023 / mp

Zëdhënësi i VV-së i quan “hajna” aktivistët e LDK-së

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i ka quajtur hajna aktivistët e LDK-së. Ky reagim ka ardhur  pas një aksioni të Forumit Rinor të LDK-së, që ndërlidhet me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky është postimi i Manxhukës:

“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna.

Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të “Zajednicës”.

Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të “Zajednicës””.

Ndryshe, Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot një aksion përmes të cilit kanë shprehur kritikën e tyre për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fletushka të shumta kanë shkruar se “kanë vdekur kauzat e Vetëvendosjes”. Ky aksion i tyre vjen pasi Miroslav Lajcak ka lënë të kuptohet se në një farë forme Kurti është pajtuar që Asociacioni duhet të bëhet. Lëvizja Vetëvendosje në krye me Kurtin historikisht ka qenë kundër Asociacionit.