09:13 / E Premte, 26 Maj 2023 / B O

Zëdhënësi tregon shkakun e vdekjes së Tina Turner

Tina Turner ka ndërruar jetë të mërkurën pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj në Küsnacht të Zvicrës.

Ikona e muzikës vdiq “pas një sëmundje të gjatë” në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj. Agjenti i saj ka treguar mbrëmë se këngëtarja ka vdekur nga shkaqe natyrale.

Tina Turner iu desh t’i nënshtrohej një transplanti të veshkave në vitin 2017. Kjo u bë e nevojshme për shkak se këngëtarja vuante prej dekadash nga presioni i lartë i gjakut, i cili i dëmtoi rëndë organet e saj.

Në fund ishte bashkëshorti i saj Erwin Bach që i dhuroi asaj një nga veshkat e tij./Indeksonline/