15:10 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Zeka flet për herë të parë si lojtar i Austria Vienna

Agim Zeka gjatë afatit kalimtar të janarit u transferua në ekipin austriak, Austria Vienna.

Futbollisti kosovar ka zhvilluar dy paraqitje me ekipin e ri, shkruan IndeksOnline.

Ai për herë të parë ka folur si lojtar i klubit austriak.

“Vendi im i lindjes ishte në luftë. Dhe pas luftës familja ime shkoi në Gjermani. Dhe pas kësaj, familja ime fliste gjermanisht. Unë mund të flas pak gjermanisht dhe të komunikoj me shokët e mi të skuadrës në Austri, por jo shumë. Për më tepër e dashura ime është nga Gjermania. Unë e kuptoj shumë, por është vështirë për mua të flas”, ka thënë Zeka

Ish-lojtari i Prishtinës, shprehet shumë i lumtur për transferimin në Austri.

“Isha shumë i lumtur kur erdha në Austri. Dhe u habita shumë nga mikpritja fantastike, sikur t’isha pjesë e familjes për një kohë të gjatë. Isha shumë i lumtur me debutimin, por në të njëjtën kohë ishte i kënaqur edhe me pikët e fituara”, vazhdoi futbollisti shqiptar.

Zeka para transferimit në Austri, luajti në Belgjikë te skuadra e Mouscronit./IndeksOnline/