75 Mall Live Search
18:40 / E Shtunë, 27 Qershor 2026 / L A

Bomba e ditës, Xhaka pranë transferimit te Chelsea

Granit Xhaka mund të bëjë transferimin e tij befasues këtë verë.

Kjo pasi që ylli nga Kosova, thuhet se ka arritur marrëveshje verbale për t’ju bashkuar Chelseat, me kushtet personale që janë rënë dakord plotësisht mes palëve.

Ky transferim do ta shihte Xhakën të ribashkohet me ish-trajnerin e tij te Bayer Leverkuseni, Xabi Alonso të cilët kishin pasur suksese të mëdha së bashku.

Xhaka, kishte pasur një rikthim të suksesshëm në Premierligë ku si kapiten i Sunderlandit bëri 36 paraqitje, ku i kualifikoi në Europa League./IndeksOnline/