21:59 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zeka: Kurrë nuk kisha besu që Vetëvendosje bëhet bashkë me LDK-në

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk do të kishte besu që LVV do të bëhej bashkë me LDK-në.

Sipas tij, mund të bisedosh me ‘mashtrues, rrenca, hajdutë’, por asnjëherë, në asnjë rrethanë me ata të cilët e kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe që kanë bërë tradhti kombëtare.

“Kurrë në jetë nuk kisha besu se Lëvizja Vetëvendosje do të bëhej bashkë me LDK-në. Për arsyeje se më shumë të drejtë sipas konceptit që ata kanë, Malit të Zi ju ka dhënë hektarëë tokë, e kjo është tradhëti kombëtare. Mund të bisedosh me mashtrues, rrenc, hajdut, por asnjëherë nuk mund të bisedosh në asnjë rrethanë historike me ata të cilët kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe e kanë tradhtu vendin. Kjo është amorale, shokuese. E dyta, sikur ne deputetë të Parlamentit, të kishum tregu 10 për qind të dashurisë ndaj Kushtetutës tonë, ne do të ishim në një situatë krejt tjetër. Sot kemi ardh në atë situatë, që nuk dihet as pse kemi ardh në këtë seancë. Pastaj, u bë falsifikim të nënshkrimeve. E dyta, nuk munden më u bë bashkë lindja e perëndimi. Nuk besoj kurrë, kurrë, kurrë që LVV mund të kordionohet me LDK-në, sepse LDK këtë seancë e ka 100 për qind me i qit hi elektoratit. Ndërsa, LVV e ka ndjek këtë kauzë. Bashkëafrimi i tyre me ka shoku. Nuk ka veprim të dëmshëm që LDK nuk e ka bo, bashkërisht me PDK-në dhe me AAK-në dhe opozitën”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se arsyeja e parë pse Brukseli po dënon popullin me izolim, është përkatësia fetare.

Ndërsa, arsyeja e dytë është krimi dhe korrupsioni./Indeksonline/