09:00 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zekaj nga Franca në Portugali

Mesfushori kosovar Arton Zekaj që luan për skuadrën Lille pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar nga Franca.

19 vjeçari që muajin e kaluar zgjodhi të luaj për Kosovën duke lënë përfaqësuesen e Serbisë, nuk është i kënaqur me tretmanin te Lille.

Mediumet portugeze raportojnë se skuadra Belenenses është e interesuar për shërbimet e Zekajt.

Përveç tij edhe sulmuesi tjetër shqiptar që luan për Shqipërinë, Agim Zeka mund të jetë pjesë e marrëveshjes së transferit. /Indeksonline/