14:45 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Zekirija Ramadani në kërkim të titullit për të thyer rekordin që e vuri me Trepçën 89

Skuadra e Feronikelit është duke kërkuar titullin e tretë në histori të klubit.

Ekipi nga Drenasi fitoi 1-0 të shtunën ndaj Drenicës në derbin rajonal, duke shkuar në kuotën e 71 pikëve, shkruan Indeksonline.

Nëse Feronikeli fiton tri ndeshjet e mbetura do të shpallet kampion, por njëherit do të thyente edhe një rekord të cilin e ka vënë pikërisht trajnerit i Feronikelit Zekirija Ramadani, në vitin 2017 me Trepçën 89.

Atë kohë ekipi mitrovicas kishte grumbulluar 77 pikë, dhe asnjë ekip tjetër nuk ka grumbulluar më shumë pikë brenda një kampionati. /Indeksonline/