15:08 / E Hënë, 14 Mars 2022 / B O

Zelensky do t’i drejtohet me fjalim Kongresit Amerikan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do t’u drejtohet të gjithë anëtarëve të Kongresit të mërkurën në mëngjes.

Lajmin e ka dhënë kryetarja Nancy Pelosi.

Zelensky do të njoftoj senatin amerikan me pushtimin brutal rus të kombit të tij vetëm disa ditë pasi Kongresi dërgoi rreth 14 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare në Ukrainë.

“Kongresi mbetet i palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën ndërsa përballen me agresionin mizor dhe djallëzor të Putinit” ka thënë Pelosi në njoftim./Indeksonline/