Zelensky “i shokuar” për mungesën e ndihmës nga OKB-ja për pasojat e shkatërrimit të digës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shprehur shqetësimin për mungesën e ndihmës nga OKB-ja dhe Kryqi i Kuq për pasojat nga shkatërrimi i digës Kakhovka të pushtuar nga Rusia.
“Ata nuk janë atje”, tha Zelensky në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, duke shtuar se ai ishte “i shokuar sepse mendoj se ata janë forcat që duhet të jenë atje për të shpëtuar jetët e njerëzve”.
Zelenskyy po ashtu, gjatë një telefonate, i ka theksuar presidentit të Francës, Emanuel Macron, nevojën urgjente për të trajtuar pasojat e shkatërrimit të digës.
Ata thuhet se folën për situatën aktuale në rajonin e Khersonit, pasojat mjedisore dhe humanitare të aktit rus të terrorizmit dhe përvijuan nevojat urgjente të Ukrainës për të eliminuar katastrofën, tha Zelenskyy në Twitter.