23:46 / E Martë, 19 Shtator 2023 / MSH

Zelensky në OKB: Po përgatisim Samitin Botëror për Paqen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se po përgatit një konferencë botërore të paqes dhe fton në të “të gjithë ata që nuk tolerojnë asnjë agresion”.

Presidenti ukrainas tha se ai po punonte për të siguruar që, pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, asnjë vend “nuk do të guxonte” të sulmonte një tjetër.

Zelensky akuzoi edhe një herë Rusinë për “gjenocid”, duke thënë se ajo po zhvendos fëmijët e vegjël nga tokat ukrainase dhe i mëson ata të “urrejnë Ukrainën”. Ai tha gjithashtu se Moska po përpiqej të përdorte ushqimin dhe energjinë si armë.

“Ne duhet të veprojmë të bashkuar për të mposhtur Rusinë në mënyrë që bota të mund të fokusohet në sfidat ndërkombëtare me të cilat përballet. Pushtuesi duhet të kthehet në tokën e tij,” tha Zelensky.

Ky ishte fjalimi i parë i drejtpërdrejtë i Zelenskyt në Asamblenë e Përgjithshme që kur Rusia pushtoi Ukrainën.