07:49 / E Martë, 13 Qershor 2023 / AR

Zelensky: Rusia po e vazhdon luftën kundër njerëzve të zakonshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj raketave ruse që goditën gjatë natës ndërtesat civile në Kryvyi Rih (vendlindja e tij).

“Vrasësit rusë vazhdojnë luftën e tyre kundër ndërtesave të banimit, qyteteve të zakonshme dhe njerëzve”, shkruan ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai u dërgoi ngushëllime “të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre” dhe shtoi se “terroristët nuk do të falen kurrë”.

Zelensky theksoi se autorët do të “mbahen përgjegjës për çdo raketë që ata lëshojnë”