10:23 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

Zelensky: Së shpejti do t’u themi njerëzve tanë kthehuni në shtëpi!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se së shpejti do të kërkojnë nga ukrainasit të kthehen në shtëpi.

Këto dekalrata ai i ka bërë pas armëpushimit të përkohshëm rus në dy qytete ukrainase, i cili po bëhet për t’u dhënë kohë ukrainasve të largohen nga vendi.

“Jam i sigurt se së shpejti do mund t’u themi njerëzve tanë: kthehuni! Kthehuni nga Polonia, Rumania, Sllovakia, dhe të gjitha vendet tjera. Kthehuni sepse nuk ka më kërcenim” ka thënë Zelensky.

Që nga fillimi i invazionit rus 10 ditë më parë, mbi 1 milion ukrainas kanë braktisur vendin, duke migruar përkohësisht në shtetet fqinje të Ukrainës.

Në anën tjetër, mbi 66 mijë persona janë kthyer në Ukrainë, për të luftuar për vendin e tyre.