16:31 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj apelon qytetarët që t’i shmangin vizitat familjare, për Kurban Bajram

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me kryeministrin, Avdullah Hotin kanë vizutuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnavën.

Zemaj e ka përshëndetur vendimin e BIK-ut për pezullimin e faljes së Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës, ku edhe ka bërë thirrje që qytetarët t’i evitojne vizitat familjare, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Bashkë me kryeministrin z. Avdullah Hoti vizituam kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), z. Naim Tërnava, me ç’rast përshëndetëm vendimin e BIK-ut për pezullimin e faljes së Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Ftojmë qytetarët që t’i evitojnë vizitat familjare dhe të na ndihmojnë që bashkë ta kalojmë këtë sfidë!