13:44 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Zemaj bën thirrje nga Gjilani: Ne po bëjmë të pamundurën, na ndihmoni edhe ju

Armend Zemaj ka bërë thirrje nga Gjilani që të tregohet kulturë më e lartë qytetare për zbatimin e masave të caktuara ndaj pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se organi që udhëheqë ai po bën gjithçka në luftimin e pandemisë, por duhet edhe ndihma e qytetarëve.

“Numrat janë alarmantë. Për ta ndryshuar gjendjen, duhet ndryshuar sjelljen dhe dinamikën. Qeveria dhe ministri e Shëndetësisë po bëjnë gjithçka që është e mundur t’i bëjnë ballë virusit. Kemi ngritur të gjitha kapacitetet e mundshme. U bëjmë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e Qeverisë, të na ndihmojnë ne dhe të gjithëve” ka thënë Zemaj./Indeksonline/