21:29 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj: E padrejtë nga Maqedonia e Veriut të na kërkohet testi, do të shikojmë mundësinë për reciprocitet

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj është deklaruar për propozim-vendimin e Maqedonisë së Veriut që të kërkohet testi për COVID-19, për qytetarët të cilët kalojnë kufirin.

“Nuk isha në dijeni që po shqyrtohet kjo çështje nga pala tjetër. E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut.Ne lëshuam lëvizjen e lirë për shtetet e rajonit. Maqedonia e Veriut ka më shumë raste me ne por nuk kufizuam lëvizjen pasi edhe atje jetojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve. Ne kishim një numër të madh të qytetarëve që shkuan në Shqipëri gjatë vikendeve. Atje disa qytetarë humbën jetën, por kontrolli ishte i vështirë në pikat kufitare”, tha Zemaj në T7.

Ministri Zemaj gjithashtu deklaroi se nëse vendoset nga Maqedonia e Veriut që të kërkohet testi, atëherë do të merren masa edhe nga pala e Kosovës.

“Do të shikojmë mundësinë që të vendosim reciprocitet.”, tha ai./Indeksonline/