22:37 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Zemaj, Policia dhe Inspektoriati në aksion, te Kafet e Rakisë në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke kryer kontrolle nëpër kafiteri të kryeqytetit në këto orë të vona për të monitoruar respektimin e masave anticovid.

Pas numrit të rritjes të të infektuave Policia e Kosovës dhe Inspektorati nënurdhërin e Zemaj janë mobilizuar për të kryer kontrolle dhe inspektime më të shpeshta.

Kështu ndodhi edhe sonte te “Kafet e Rakisë” në shesh ku u shopërndajtën dhjetra të rinjë që ishin duke u argëtuar.

Ky veprim erdhi si pasojë e mosmbajtjes së distancës dhe mos respektimin e numrit të kufizuar brenda një hapësire.

Ky aksion ka vazhduar edhe te Kafet e Vogla, banesat e Arabëve dhe disa lokacione të tjera të frekuentuara nga qytetarët./IndeksOnline/