17:52 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zemaj ka një kërkesë për inspektorët sanitar: Pres efikasitet të shtuar në luftimin e Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka takuar  inspektorët sanitarë të kyçur në komunën e Prishtinës, pasi që kjo e fundit ka shënuar rritje të ndjeshme të raste të reja të infektimit.

Zemaj ka shtuar se tani që ka shtuar në terren  numrin e inspektorëve në 75, efikasiteti i shtuar nuk duhet tu mungoj atyre, në luftën kundër Covid-19.

Positimi i plotë i tij:

Menaxhimi i pandemisë është i pamundur pa involvimin e të gjitha inspektorateve, sidomos ketij sanitar.

Tashmë, kur kemi edhe 75 inspektorë shtesë në terren, pres efikasitet të shtuar në pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.

Gjatë ditës, me insepktorër sanitarë të kyçur në Prishtinë, kemi diskutuar për hapat e mëtejmë të menaxhimit të pandemisë, aq më parë kur kryeqyteti ka rritje të ndjeshme të rasteve të reja të infektimit.

Bashkë e mundim më lehtë e më shpejtë virusin Covid 19!