Zemaj në Istog, njihet me situatën e Covidit-19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Istogun, në kuadër të disa visitave në komuna.
Bashkë me kryetarin e komunës, Haki Rugova, kanë biseduar për gjendjen aktuale, pandeminë.
“Si ministër do të vazhdoj të jem pranë qytetarëve për ta përballuar situatën me pandeminë. Kjo është mënyra e vetme për të dëshmuar fuqinë tonë në këtë betejë.
Krahas angazhimeve për situaten pandemike, biseduam edhe për avancimin e sistemit shëndetësor në nivel lokal dhe qëndror si edhe për shtimin e kapaciteteve njerëzore me profesionistë shëndetësorë, në çdo vend ku e shohim të nevojshme”, ka shkruar midis tjerash Zemaj, transmeton IndekOnline.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Istogu ishte destinacioni im i sotëm në kuadër të vizitave nëpër komuna.
Bashkë me kryetarin e komunës z.Haki Rugova biseduam për gjendjen aktuale me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet institucionale për menaxhimin sa më të mirë të situatës.
Kryetari Rugova më njoftoi për hapat që Komuna e Istogut ka ndërmarrë në vetëdijësimin e qytetarëve, për respektimin e rekomandimeve të IKSHPK- së, në mënyrë që të parandalohet përhapja e kētij virusi.
Si ministër do të vazhdoj të jem pranë qytetarëve për ta përballuar situatën me pandeminë. Kjo është mënyra e vetme për të dëshmuar fuqinë tonë në këtë betejë.
Krahas angazhimeve për situatën pandemike, biseduam edhe për avancimin e sistemit shëndetësor në nivel lokal dhe qëndror si edhe për shtimin e kapaciteteve njerëzore me profesionistë shëndetësorë, në çdo vend ku e shohim të nevojshme.
Për këtë çështje u zotova edhe para personelit mjekësor të QKMF- së në Istog. Aty u impresionova jashtëzakonisht me përkushtimin e stafit për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të kësaj ane dhe për shërbimet cilësore që ofrohen në këtë qendër.
Me këtë rast sot përuruam Repartin Gjinekologjik në Istog, fondacion i shtetit turk. Falënderova Turqinë për këtë donacion dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.